Home / KURIOZ / Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s’mund të hyjë
Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s’mund të hyjë

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s’mund të hyjë

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Përveç ‘Zonës 51’ që të gjithë e njohim si zonë të ndaluar, ka disa zona të tjera në botë që gjithashtu janë të ndaluara për publikun.

Kemi dëgjuar shumë storje se si një anije aliene ra në Tokë dhe mbetjet e jashtëtokësorëve mbahen fshehur thellë në tokë në Zonën 51, megjithatë në listën më poshtë ka edhe vende të tjera misterioze për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar më parë.

Këto janë zonat e ndaluara në Tokë:

Kompleksi i Malit ‘Cheyenne’, SHBA

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Ky kompleks është një instalacion ushtarak dhe një bunker bërthamor në Kolorado. Brenda tij ndodhet Komanda Hapësinore e SHBA-së, Komanda e Forcës Ajrore dhe Sistemi për Menaxhimin e Emergjencave.

Air Force One, SHBA

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Hyrja në këtë aeroplan është e pamundur për të gjithë, përveç pak njerëzve. Ekuipazhi i këtij aeroplani janë veteranë të Forcës Ajrore dhe agjentë të Shërbimit Sekret. Veçoritë e këtij aeroplani janë të klasifikuara dhe anëtarët e tij duhet ta fitojnë besimin e Presidentit për një vit para se të lejohen të hyjnë në bord, transmeton Gazeta Express.

Klubi 33, SHBA

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Klubi 33 ishte dikur një restorant dhe një nga ndërtesat e para që u ndërtuan në Disneyland. Përderisa dyert e tij duken si çdo derë tjetër në një park lojërash, ky klub është një klub sekret i Walt Disney të cilin ai e përdori për vite të tëra për t’i argëtuar yjet dhe njerëzit më të rëndësishëm të botës.

Baza “Raf Menwith” në Mbretëri të Bashkuar

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Kjo bazë është një stacion i Forcës Ajrore Britanike në Angli që ofron një numër shërbimesh duke përfshirë komunikimin dhe mbështetjen inteligjente. Është përshkruar si stacioni më prominent monitorues në botë dhe brenda tij nuk është lehtë të hyhet. Serverët e tij kanë një pamje të çuditshme prej topave gjigand të golfit që shtrihen përreth bazës.

Arkivat sekrete të Vatikanit, Itali

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Duke qenë në pronësi të Papës, Arkivat Sekrete të Vatikanit nuk janë edhe aq sekrete. Publiku mund të kërkojë të shikojë ndonjë dokument që është më i vjetër se 75 vjet. Ajo çfarë është e ndaluar është se askush nuk mund të hyjë aty pa lejen e Papës. Thuhet se dëshmitë për ekzistencën e alienëve janë aty.

Zona e ndaluar “Woomera”, Australi

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Kjo zonë e ndaluar ndodhet jashtë Adelaides, Australi dhe shtrihet rreth 127,000 km2. Është një zonë për testimin e armëve që operohet nga Forca Ajrore Australiane dhe është e ndaluar për publikun. Më herët kjo zonë ka qenë një hapësirë britanike për testime bërthamore. Toka në këtë zonë është mbi minerale dhe vlen miliarda dollarë për shkak të resurseve natyrore.

Tullat e arit në Bankën e Anglisë, Mbretëri të Bashkuar

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Nën zyrat e Bankës së Anglisë në Londër ndodhet magazina më e madhe e arit në botë, me rreth 5,000 tonë tulla ari që janë të radhitura si copa çokollate mbi njëra-tjetrën. Për të pasur qasje këtu duhet të zhbllokohet një derë që është e qëndrueshme ndaj bombave duke përdorur një sistem teknologjik të njohjes së zërit, që çon më pas tek një kod tre shifror. Vlera totale e arit këtu thuhet se është 315 miliardë dollarë.

Ishulli i Gjarprit, Brazil

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Në gjirin e Sao Paolos, Brazil ndodhet ishulli ‘Ilha de Queimada Grande’, në të cilin ndodhen 4,000 gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë. Ishulli është i vetmi vend në Tokë në të cilin jeton gjarpri më helmues në botë. Qeveria braziliane ua ka ndaluar qytetarëve dhe turistëve që ta vizitojnë këtë ishull.

Baza ‘Dulce’, SHBA

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Më 1979, biznesmeni amerikan Paul Bennewitz ishte i bindur se po merrte sinjale elektronike nga alienët jashtë Nju Meksikos në një qytet të quajtur Dulce. Që nga atëherë, zona ku ai i zbuloi sinjalet është bërë e njohur si Zona Dulce dhe thuhet se në të tash ndodhet një laborator biogjenetik që kryen eksperimente në njerëz dhe kafshë.

Bahnhof/Wikileaks, Suedi

Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s'mund të hyjë

Wikileaks është një organizatë ndërkombëtare gazetareske që publikon informacione sekrete për qeveri të ndryshme të botës që nga viti 2006. Bahnhof është një shërbim i pavarur i internetit në Suedi. Të gjithë serverët e Wikileaks ndodhen në qendrën e të dhënave në Banhof, në një bunker top sekret të quajtur Pionen që ndodhet në Malet e Bardha të Stokholmit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/mistere/zonat-e-ndaluara-ne-toke-aty-ku-askush-s-mund-te-hyje-512990/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com June 20, 2018 11:41 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=230911
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s’mund të hyjë Zonat e ndaluara në Tokë, aty ku askush s’mund të hyjëRating: 4.8