Kurti deklarohet për aplikimin në Këshillin e Europës

Lumir Abdixhiku i shkruan letër EPP-së, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE

Aplikimi në Këshillin e Europës, deklarohet Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Europës “është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim”, shkroi Kurti.

Kryeministri tha se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj”.

“Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet”, ka shkruar ai.