Kurti dhe Osmani e kishin planifikuar diku tjetër nënshkrimin për bashkëpunim, por moti ua prishi planet

Moti ua prishi planet, nënshkrimin për bashkëpunim Kurti dhe Osmani e kishin planifikuar diku tjetër.

Kurti e Osmani nënshkruajnë dokumentin me dhjetë zotimet për të garuar bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Dokumenti që kanë nënshkruar kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti e Vjosa Osmani i përmban dhjetë pika.

Në dokumentin që e ka siguruar T7 shihen zotimet e të dy palëve.

Po ashtu këtu paraqitet edhe logoja e nismës së Vjosa Osmanit.

Këtu theksohet që vëmendje do i kushtohet rimëkëmbjes ekonomike në këtë kohë pandemie.

Theks të veçantë rëndësie ka pasur edhe drejtësia.

Osmani e Kurti janë marrë vesh edhe për personat që do të vijnë në krye të ministrive, nëse lista e tyre do të jetë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dy, Osmani e Kurti janë pajtuar që do të kenë angazhim për përfaësim të unifikuar dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje në procesin e dialogut.

Ndërkohë që në këtë dokument ceket që përveç bashkëpunimit në nivel qendror do të ketë partneritet politik edhe në nivelin lokal.

Po ashtu njëra pikë thotë që do të ketë respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mos mbështetje të asnjë nisme që cenon rregullimin kushtetues, integritetin territorial, parimin e unitaritetit të shtetit dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !