Kurti e Vuçiç do të përballen në të njëjtin panel në Davos

Krijohen domate të modifikuara gjenetikisht për të rritur nivelet e vitaminës D

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përballet në të njëjtin panel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kurtin e Vuçiqin do t’i bëjë bashkë tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që mbahet të mërkurën në orën 07:30.

Se do të jenë pjesë e këtij paneli e kanë bërë të ditur përmes njoftimeve për media edhe nga zyra e Kurtit por edhe nga ajo e Vuçiqit.

As njëra e as tjetra nuk kanë treguar se në cilën ditë e orë mbahet diskutimi që i bën bashkë liderin kosovar me atë serb.

Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.