Kurti falënderon deputetët për miratimin e rezolutës kundër referendumit serb

Petkoviq reagon pasi parlamenti miratoi rezolutën kundër referendumit

Sot nuk është votuar referendumi serb në kuvendin e Kosovës.

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës kundër referendumit serb në territorin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se qëndimi i institucioneve të Kosovës është qëndrim parimor dhe në mbrojtje të ligjshmërisë së vendit.

Ai ka shtuar se nuk do t’i shkelin parimet e tyre, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është qëndrim parimor, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Ne nuk do t’i shkelim parimet tona. Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka shkruar kreu i Ekzekutivit në Facebook.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë.

Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Kjo rezolutë përmban gjithsej 8 pika.

Lajme me shume...