Kurti flet për mundësinë e njohjes nga Spanja: Po shohim lëvizje pozitive

Miratohet raporti vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë

Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur për mundësinë njohjes së Kosovës nga Spanja, ka thënë se shenjat që po shohim mund të sjellin lëvizje pozitive.

Ai ka thënë është mirë që Spanja të lëvizë duke njohur pasaportën e Kosovës, siç kanë bërë edhe Greqia e Sllovakia të cilat ende nuk e ka kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Me një qeveri progresive, unë jam optimist që këto shenja që po i shohim nga Spanja janë në drejtim të duhur dhe ndoshta mund të presim zhvillime pozitive së shpejti”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, i cili po qëndron për vizitë në Austri këto komente i bërë gjatë një ligjëratë me temën “Kosova, një rreze shprese për demokracinë në Evropën Juglindore”, kur u pyet për mundësinë e njohjes nga Spanja pasa disa zhvillimeve.

Ditë më parë, anëtari i Kongresit të Deputetëve në Spanjë, Aitor Esteban, ka kërkuar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, që Spanja ta njohë Kosovën si shtet.

“Njihni Kosovën një herë e përgjithmonë, pasi që jeni përballur me ata edhe në futboll”, i tha Esteban kryemintrit spanjoll gjatë seancës plenare të Kongresit.

Në të njëjtën mënyrë ka folur edhe deputetja e partisë Bildu, Mertxe Aizpurúa, e cila e ka qortuar Sanchezin që në fjalimin e tij ka përmendur pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit “përveç njërit, Kosovës, një vend që qeveria e tij nuk e ka njohur ende”.

“Është koha që Kosova të njihet si shtet i plotë, sovraniteti dhe legjitimiteti, sepse është një shtet i ri i krijuar me vullnetin e qytetarëve, tha deputetja e Bildu.

“Ne nuk duhet t’i kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as në Ballkan dhe as në këtë shtet”, ka theksuar Aizpurúa

Lajme me shume...