Kurti i përgjigjet Thaçit/ “Të mos kemi frikë nga zgjedhjet, atëherë ka krizë institucionale”

Në SHBA 100 mijë viktima/ Dilema e Trump, nëse duhet të nisë aktiviteti normal

Në SHBA 100 mijë viktima/ Dilema e Trump, nëse duhet të nisë aktiviteti normalKryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar sërish zgjedhje, duke thënë se ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ka mospajtime, por ka edhe zgjidhje. Sipas tij e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, duke thënë se pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë.

Postimi i plotë:

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet. Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona.

Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht.

Në SHBA 100 mijë viktima/ Dilema e Trump, nëse duhet të nisë aktiviteti normal

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !