Kurti i reagon Brnabiqit që tha se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid: E pavërtetë e padurueshme

Martohet Sarita, velloja e saj merr gjithë vëmendjen

Ditë më parë kryeministria e Serbisë, tha se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid.
Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur “të pavërteta të padurueshme” deklaratat e homologes serbe, Ana Bërnabiq, se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid.

Në Forumin e Prespës për Dialog, e pyetur për viktimat e luftës në Kosovë, Bërnabiq është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse, sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri Kurti, i cili në një konferencë për media sot tha se janë deformim i të vërtetës.
Ai përmendi varrezën masive në Batajnicë, ku tha se janë zhvarrosur 744 kufoma të shqiptarëve.

“Çfarë ka thënë ajo pa dyshim është një zvogëlim, deformim, e pavërtetë e padurueshme. Veç në Batajnicë janë zhvarrosur 744 kufoma të shqiptarëve, veç në një varrezë masive”.

“Në Serbi gjithsej në varreza masive janë zhvarrosur 950 shqiptarë. Ndoshta e ka pasur fjalën për këtë. Nuk mund të thuhet 900 për gjithë luftën që është zhvilluar në Kosovë ”.

Kurti shtoi se Bërnabiq ka tendencë t’i minimizojë krimet, pasi e kupton që është një pozicion i pambrojtur nëse thotë që nuk kanë ndodhur krime.

Por, sipas tij, qasjen e tillë Kosova e ka të njohur nga mohimi i masakrës së Srebrenicës nga serbët.