Kurti nis vizitën në SHBA

“DokuFest” bëhet festival nominues për Çmimet e Filmit Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, njoftojnë nga Zyra e Kryeministrit

Bëhet e ditur se sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Nga 11 marsi i e deri me 5 maj, afërsisht brenda harkut kohor prej një muaji e gjysmë, rajoni ka pasur zhvillime e vizita të shumta. Edhe mesazhet që u dhanë ishin të qarta.

Më 11 mars në Kosovë qëndroi për vizitë zyrtare ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Për ne nuk ka më pikëpyetje dhe na duhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, tha ajo në Prishtinë.

The post Kurti nis vizitën në SHBA appeared first on Albinfo.