Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova dhe Austria kanë lidhje të forta historike e politike

Me emër e mbiemër, këta janë 7 shqiptarët që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se është takuar me kancelarin e ri austriak, Alexander Schallenberg.

Kurti ka njoftuar se kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë ta uroj kancelarin e ri austriak, Alexander Schallenberg dhe të diskutojmë thellimin e raporteve shumë të mira bilaterale. Austria dhe Kosova kanë lidhje të forta historike, kulturore dhe politike, të cilat qeveritë tona do t’i forcojnë”, shkroi Kurti në Twitter.

Me emër e mbiemër, këta janë 7 shqiptarët që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti është duke qëndruar në një vizitë dyditore në Austri.

Lajme me shume...