Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Qeveria mbështet vendimin për pezullimin e dekretit të Thaçit

Osmani për vendimin e Kushtetueses: Gjykata vendosi në përputhje me interesin e publikut

Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese përgjigjen në emër të Qeverisë në lidhje me kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit Nr. 24/2020 të datës 30.04.2020.

Qeveria mbështeti kërkesën e deputetëve për vendosjen e masës së përkohshme dhe vlerësoi vendimin e Gjykatës për aprovimin e kërkesës së tyre për pezullimin e dekretit të Presidentit, sepse parashtruesit kanë dorëzuar një kërkesë e cila është prima facie e pranueshme si dhe është substancialisht e arsyetuar rreth pretendimeve përkitazi me dispozitat kushtetuese të saktësuara në kërkesë.

Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë.

Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19.

Bashkëngjitur gjeni përgjigjen e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit Nr. 24/2020 të datës 30.04.2020.

Osmani për vendimin e Kushtetueses: Gjykata vendosi në përputhje me interesin e publikut

Osmani për vendimin e Kushtetueses: Gjykata vendosi në përputhje me interesin e publikut

Osmani për vendimin e Kushtetueses: Gjykata vendosi në përputhje me interesin e publikut

Osmani për vendimin e Kushtetueses: Gjykata vendosi në përputhje me interesin e publikut

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !