Kurti për liberalizimin e vizave: S’mund të japë datë, s’varet nga ne

Kurti: S’mund të japë datë për vizat, s’varet nga ne.

Kryeministri Albin Kurti ka folur para gazetarëve për 23 qershorin, datë kur Këshilli i BE-së mblidhet për një takim dy ditor në të cilin është përfolur se mund të ketë lëvizje përpara për liberalizimin e vizave.

Kurti u shpreh se Kosova ka plotësuar 95 kriteret për vizat por që për datën se kur liberalizohen s’mund të flasë pasi që ajo varet nga shtetet e BE-së.

“Ne moti i kemi plotësuar 95 kriteret që është më shumë sesa dyfishi i kritereve për vendet e rajonit. Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës e tash gjatë këtij më shumë se një viti kemi punuar shumë dhe organizatat ndërkombëtare kanë thënë se imazhi i Kosovës s’është i para dy vjetëve. Unë s’mund të flas për data se kur mund të ndodhë liberalizimi ne po i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe po e bëjmë më të mirën por s’mund të flasim në emër të shteteve të BE-së”, tha ai.

Kurti tha se tash bëhen katër vjet prej kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave.

“Ajo cka duhet të theksojmë cdo ditë është se moti i kemi plotësuar kriteret dhe se muajin e ardhshëm shënojmë katër vjetorin që kur Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin për herën e dytë se Kosova i ka plotësuar krietere”, tha ai.