Kurti pranon letër nga sekretari i OECD-së, ai shprehet i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës pas pandemisë

Bislimi ironizon me aplikimet për Pakon Emergjente: Shënohet numrin më i ulët të papunëve që nga paslufta

Sekretari i OECD’së i ka shkruar Kurtit duke thënë se është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës pas pandemisë.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, z.Angel Gurría.

Në këtë letër, z. Gurria shprehu solidaritetin me Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Kjo krizë e paprecedentë për kohët tona po e teston kapacitetin tonë të përbashkët për të reaguar dhe bashkëpunuar.

Z. Gurría, siguroi Kryeministrin në detyrë z. Kurti se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është e gatshme që të angazhohet dhe të mbështesë Qeverinë në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur ekonominë pas situatës së krijuar me virus.

Në fund, z. Gurría u shpreh se çdo krizë e madhe vë në pah mundësitë për të rimenduar sistemet tona. Para vetes kemi një mundësi unike për të transformuar mënyrat se si prodhojmë, konsumojmë dhe sillemi.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !