Kurti propozon datën 14 qershor për zgjedhjet e parakohshme

Si e shpalli Berisha, Umberto Econ “person non grata” në Shqipëri

Si e shpalli Berisha, Umberto Econ “person non grata” në Shqipëri

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka propozuar 14 qershorin si datën për zgjedhjet e parakohshme. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pezullojë përkohësisht vendimin e presidentit Hashim Thaçi, që i dha mandatin të përzgjedhurit të LDK-së për të formuar qeverinë e re, ndërkohë që më 29 maj do të japë vendimin përfundimtar.

Datën 14 qershor e shikojnë si të duhurën edhe PDK-ja, Vjosa Osmani dhe disa deputetë të tjerë.

“Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”, ka shkruar ai.

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, ka thënë se Partia e Kadri Veselit po mendon si Lëvizja Vetëvendosje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Ka thënë se sikur VV e PDK mendon edhe Vjosa Osmani dhe disa deputetë të tjerë që s’duhet të ketë qeveri të re por zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas LVV, tani edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë”, ka shkruar Kurti, pas një takimi që ka pasur me zyrtarët e VV-së.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar të premten dekretin e Presidentit, i cili mandatoi Avdullah Hotin për shef të Qeverisë së re pasi Albin Kurti refuzoi të dërgonte emrin e ri për Kryeministër pas pesë letrave që Shefi i Shtetit që i kërkonte fituesit të propozonte emrin e ri për mandatar të Qeverisë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !