Kurti thotë Kosova ka përmbushur kushte për liberalizim të vizave

“Fol për veten tënde shtrigë”, Beniada dhe Antonela diktojnë ashpër

Kosova vazhdon të jetë vendi më i izoluar në Evropë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin vizave, duke plotësuar më shumë kritere se vendet tjera të rajonit.

Ai gjatë një ligjëratë në Vjenë me temën “Kosova, një rreze shprese për demokracinë në Evropën Juglindore”, ka thënë se BE duhet të heqë vizita për Kosovën.

Kurti i pyetur se çfarë pretë nga partneret e BE-së përfshirë edhe Austrinë, ka thënë se përveç liberalizimit të vizave pret edhe ndihmën në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Austria duhet të na ndihmojë me pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Po ashtu liberalizimi i vizave për Kosovën. 95 nga kriteret janë plotësuar që janë më shumë se sa kriteret që janë plotësuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Serbia. BE duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës”, tha Kurti.

Lajme me shume...