Kurti thotë se Qeveria u rrëzua sepse duan marrëveshje të shpejtë për copëtimin e territoreve

Frika e guvernatorit të Nju Jorkut: Mund të kthehemi si më parë

Kurti: Qeveria u rrëzua sepse duan marrëveshje të shpejtë për copëtimin e territoreve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rikujtuar punët e qeverisë së tij në tre muajt e parë.

Ai ka thënë se për këta tre muaj, secila ditë ka qenë ditë e ndryshimit për republikën dhe qytetarët.

Sipas tij, 6 tetori është data kur u bë prerja nga e kaluara e dhimbshme dhe e ardhmja e ndritshme.

Kurti përmes një video-mesazhi ka thënë se asnjëherë nuk ka thënë se ndryshimi është i lehtë por sipas tij i mundshëm.

“Sigurisht edhe ditë e rezistencës për sistemin e vjetër i cili i shërbente një pakice të shoqërisë. Edhe pse duket sikur ka kaluar shumë kohë për mua ende është i freskët entuziazmi i 6 tetorit. 6 tetori është data kur e bëmë prerjen nga e kaluara e dhimbshme drejt një të ardhme të ndritshme, prandaj nuk mund të kthehemi prapa. Unë kurrë nuk kam thënë që ndryshimi është i lehtë, por është i mundshëm. Por kundërshtarët që janë kundër ndryshimit e kanë më të vështirë se ne. Unë nuk i kuptoj kundërshtarët për përpjekjet absurde por i kuptoj për vështirësitë që kanë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qeveria u rrëzua sepse duan një marrëveshje të shpejtë për gjendje të jashtëzakonshme e copitim të territoreve, gjë që sipas tij, nuk mund t’i bënin me këtë qeveri.

Kurti ka shtuar se sot ende nuk dihet se çka ka shkruar Thaçi në letrën që ia dërgoi LDK-së.

“Ne ende nuk e dimë çka ka në marrëveshjen me Listën Serbe. Të premten e pamë se si u nxor një dekret jo kushtetues. Unë e kuptoj presidentin ceremonial që punët ka dëshirë t’i mbarojë jashtë orarit e jashtë ligjit, ama këtë nuk mund ta pranojmë e as lejojmë”, ka shtuar ai.

Ai thotë se në vend se të gjithë akterët të bëheshin bashkë për ta luftuar rrezikun me koronavirus, u bënë bashkë për ta rrëzuar qeverinë.

Sipas tij, kriza politike ishte e paarsyeshme dhe e panevojshme.

“Te ne pamë se si disa akterë në vend, në vend se të fokusoheshin në luftimin e përbashkët të pandemisë, luftuan kryeministrin. Një opozitë dhe një president që virusin nuk e shihnin si rrezik për qytetarët nga i cili duhet shapërtuar por si mundësi për vetën e tyre për të përfituar. Presidenti, opozita dhe partneri ynë i koalicionit u bënë bashkë që krizës shëndetësore t’ia shtonin edhe një të tillë politike. Kriza politike ishte e paarsyeshme dhe e panevojshme”, ka thënë ai.

Kurti tutje ka shtuar se me të si kryeministër nuk mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Ju duhet të jeni krenar sepse po tregojmë se nuk na mungon dija as vullneti për ta bërë shtetin që duam. Këta muaj kanë qenë përplot me ngjarje dhe ajo më e rënda ishte ajo me virusin korona. Ne po e menaxhonim mirë pandeminë dhe po e zbatonim programin qeverisës. Qeveria nuk u rrëzua për shkak të mospunës së saj por përpikërish për punën e mirë në luftën e korrupsionit. Me mua si kryeministër nuk lejojmë shpalljen e panevojshme të gjendjes së pazakonshme. Covid19 nuk ishte zgjidhje e qytetarëve as qeverisë por realitet që duhet ë përballemi. Kriza e ka rënduar shumë ekonominë dhe tashmë atë po e ndjejmë”, ka thënë ai.

Tutje Kurti ka rikujtuar disa nga punët të cilat Qeveria i ka bërë në këta tre muaj.

Ai ka përmendur shkarkimin e ambasadorëve, konsujve e bordeve të cilat sipas tij kanë qenë të korruptuara e kanë punuar në vazhdimësi me humbje.

“Ne kemi zbritur numrin e ministrive, kemi ulur pagat, kemi larguar pozita si koordinatorë nacional. Kemi qeveri më të vogël por më të mençur dhe efikase. Kemi kthyer mbrapsht ambasadorë e konsuj që janë emëruar kundërligjshëm. Vendi ynë ka nevojë për njohje nga bota por jo për familjarë që kanë nevojë ta njohin botën. Kemi shkarkuar borde që operonin me humbje. Ndërmarrjet publike ishin kthyer në biznese familjare. Tashmë familjarët do t’i mbajnë mbledhjet familjare në shtëpitë e tyre. E hoqëm tarifën 100 për qind dhe e vumë reciprocitetin. Poashtu aprovuam grupin e ekspertëve për parimet e vetingut. Organizuam për herë të parë mësimin në distancë. Dhamë ndihmë prej gjysmë milioni euro për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”, ka shtuar ai.

Kurti ka kritikuar përpjekjet që po zhvillohen për krijimin e Qeverisë së re.

“Sot po synojnë që me të njëjtën Kushtetutë, që dikur e përdornin për të legjitimuar veprimet e tyre, tani të na mohojnë të drejtën tonë. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë pushtet pa zgjedhje. Protestat e tyre kanë pasur synim që të ndalin vendimet që cënojnë sovranitetin e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se një Qeveri ka legjitimitet kur bazohet në fuqinë e votës. ”Në këtë parim, më 8 tetor 2019, kemi datën kur ne fituam zgjedhjet, por edhe kemi edhe zgjedhjet të cilat fituan datën e tyre”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se qeveria është fituar në bazë të rregullave të vëna nga vetë Gjykata Kushtetuese, e rregullat e njëjta nuk mund të thënë “herë një gjë, e herë diçka tjetër”.

“Kushtetuta është dokument në shërbim të idealeve dhe aspiratave më të larta”, ka thënë ai, duke iu referuar fjalimit të parë si kryeministër në foltoren e parlamentit.

Kurti po ashtu ka shtuar se “është populli që me zgjedhjen e tij të lirë jep gjallërinë e domosdoshme dhe domethënien e nevojshme Kushtetutës dhe ligjeve tona”, ka thënë ai. “Ne jemi qytetarët që kemi luftuar përjetësisht e historikisht, që nuk kemi duruar kurrë robërinë, nuk kemi duruar as pushtuesit e jashtëm, por as sundimtarët e brendshëm”, ka thënë ai.

Kurti ka përsëritur se tash vëmendja duhet të jetë tek pandemia, e pastaj të kthehemi në zgjedhje për Qeverinë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !