Kurti thotë se s’ka shkëmbim territoresh: Nuk jemi në mesjetë

Kurti: Nuk jemi në mesjetë, s`ka shkëmbim territoresh.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dëshiron që dialogu të zhvillohet për të drejtat dhe nevojat e qytetarëve.

Në një intervistë për median kroate “Veçernji List” Kurti ai ka thënë se “nuk jemi në mesjetë e për këtë as nuk do të ketë shkëmbime territoresh”, njofton Klankosova.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”.

Kurti mes tjerash thotë se populli i Kosovës nuk e do shkëmbimin e territoreve teksa sipas tij këtë e do vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ne jemi Republikë Demokratike edhe kjo është arsyeja pse i fitova zgjedhjet sepse populli i Kosovës nuk e do një gjë të tillë. Unë mendoj se serbët nuk e duan një gjë të tillë atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë. Edhe shqiptarët kanë zgjidhje territoriale, por ai dëshiron “boshnjakizimin” e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda Republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Lajme me shume...