Kuvendi i Kosovës sot me dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare. Njëra pritet të fillojë në ora 10:00 dhe është vazhdim i seancës plenare nga e cila kanë mbetur edhe tri pika të rendit të ditës pa u shqyrtuar si në vijim.

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
5. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Seanca tjetër është paparë të fillojë në ora 11:00 dhe pritet të shqyrtohen 13 pika të rendit të ditës :

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
4. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,
6. Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,
7. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
12. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
13. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

The post Kuvendi i Kosovës sot me dy seanca plenare appeared first on Albinfo.