Ky është 38-vjeçari nga Malisheva që vdiq dje pasi ra nga kati i 5-të i një ndërtese

Një 38-vjeçar nga Malisheva ka vdekur dje pasi rënë nga kati i 5-të i një ndërtese në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysrert Gjurkaj, i cili tha se viktima është nga Malisheva.

“Me datë 12.01.2021 rreth orës 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr. ‘Selman Riza’ -Gjakovë. Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalë autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimës. Viktima është rreth moshës 38 vjeçar nga Malisheva”, ka thënë Gjurkaj.

Reporteri mëson se 38-vjeçari që ka vdekur është Nesret Morina nga Malisheva.

Vdekjen e kanë konfirmuar edhe familjarë të tij.

“Me zemër të thyer morëm lajmin për vdekjen tragjike në vendin e punës të bashkëvendasit tonë Nisret Morina. Zoti e mori në moshë të re vetëm 37 vite, të gjithë ne kemi vetëm kujtime të mira nga Nisreti, do na mungosh të gjithëve. U prefshë në paqe!”, ka shkruar Avdi Morina.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !