Ky është polici që u ther në detyrë, e viziton Bali Muharremaj

Milaim Gashi është zyrtari policor që u ther me thikë gjatë kryerjes së detyrës. Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka vizituar atë ku edhe ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Muharremaj thotë se polici Milaim Gashi gradualisht po shërohet.

Gashi u godit me thikë në kokë gjatë arrestimit të një personi në fshatin Samadraxhë, i cili kishte kryer dhunë në familje.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe se i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë pasi një rast të lëndimit të personit zyrtar e kishte kryer edhe më herët.

Ne lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.

Lajme me shume...