Ky klub ofron 90 milionë euro për Martinez

United po ia merr yllin e madh Juventusit

Tottenham Hotspur, thuhet se po kërkon një lëvizje prej 90 milionë eurosh për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

24-vjeçari ishte përsëri në formë mbresëlënëse për klubin e tij italian gjatë sezonit 2021-22, duke shënuar 25 gola dhe duke regjistruar katër asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

United po ia merr yllin e madh Juventusit

Ndërkohë, ai ka shënuar 74 gola dhe ka regjistruar 24 asistime në 180 paraqitje për Interin që nga kalimi në San Siro nga Racing Club në korrik 2018.

Martinez nënshkroi një marrëveshje të re afatgjatë me Interin vetëm në tetor 2021, me marrëveshjen e tij aktuale që do të zgjasë deri në qershor 2026, por mbeten spekulime rreth të ardhmes së tij.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, argjentinasi është i lumtur në Milano dhe dëshiron të qëndrojë me klubin për një bazë afatgjatë./ORAinfo/