Ky shtet raporton vdekjen e dytë nga lija e majmunit

Spanja raporton vdekjen e dytë nga lija e majmunit

Spanja ka raportuar vdekjen e dytë nga lija e majmunit, vdekja e dytë e konfirmuar në vend dhe Evropë.

Spanja raportoi vdekjen e parë dje, pak pasi Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë Afrikës.

Në raportin e saj të fundit të shtunën, ministria spanjolle e shëndetësisë tha se 4,298 raste ishin konfirmuar në vend, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Viktima braziliane ishte një burrë 41-vjeçar, i cili, sipas ministrisë së shëndetësisë, vuante gjithashtu nga limfoma dhe një sistem imunitar i dobësuar.