Lajçak del pak në anën e Ballkanit Perëndimor: Dështuam, kjo do të gjenerojë zhgënjim në rajon

Mbërrijnë në Kosovë vaksinat anti-Covid për fëmijët nga 5 vjeç

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni për shkak të mungesës së marrjes së vendimeve për proceset që ishin duke pritur.

Ai tha se vendime u morën për Europën Lindor, por jo edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë europiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak sot në Twitter.

Samiti i djeshëm në Bruksel nuk arriti të përmbushë pritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova nuk mori përgjigje për liberalizimin e vizave dhe as Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’morën lajm pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim.