Lajm i mirë: Lind gruja që dje u shpall e shëruar nga koronavirusi

Agim Bahtiri tregon për rastin e parë me Covid-19 në Mitrovicën e Jugut

Lind gruja që dje u shpall e shëruar nga koronavirusi.

Një grua shtatzënë, e cila ishte e infektuar me koronavirus, ka lindur sot.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili. Ai ka thënë se pacientja është shëruar, duke shtuar se dje për herë të dytë ka rezultuar negative.

Ismaili tutje ka shtuar se edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pacientja ka lindur para një ore. Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për koronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, ka thënë ai për Kohën.

Ismaili tutje ka shtuar bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë do të konsultohen nëse foshnja do të testohet për koronavirus.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !