Home / LAJME / “300 mln lekë për shuarjen e zjarreve”, Kodheli qytetarëve: Kujdes ku hidhni edhe një bisht cigareje

“300 mln lekë për shuarjen e zjarreve”, Kodheli qytetarëve: Kujdes ku hidhni edhe një bisht cigareje

Ndërhyrjet e deritanishme të forcave ushtarake, por edhe zjarrfikëseve për të shuar vatrat e shumta të zjarreve kapin një vlerë prej 30 milionë lekësh.
Ky është bilanci i bërë sot nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila në një dalje për mediat bëri apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe në hedhjen e një cigareje e cila mund të shkaktoj situate të pakontrollueshme.

“Muaji korrik ka qenë një ndër më të nxehtit, forcat ushtarake kanë zhvilluar aksione në 9 qarqe nga 12 që ka vendi, dhe janë angazhuar 40 % e njerëzve që janë në uniformë. Avionët kanë fluturuar 143 orë, kanë kryer detyra jashtë angazhimeve ushtarake. Falënderim i veçantë për forcat ushtarake për angazhimin maksimal. I bëj thirrje qytetarëve për të dhënë kontribut për të ndihmuar në përballimin e situatës, por edhe të mos e provokuar atë. Aksioni për shuarjen e zjarreve ka kushtuar mbi 30 mln lekë të reja, lekë të taksapaguesve. Duhet ti ruajmë pemët kullotat bimët, sepse janë pasuri e jona. Ndaj duhet të tregojmë kujdes edhe me një bisht cigare të hedhur jashtë”, tha Kodheli.

Ministrja e Mbrojties u ndal dhe tek bashkëpunimi me partnerët ku sipas saj ka ndihmuar në shuarjen e vatrave të cilat kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri.

“Avionët ushtarakë italianë e grek na janë bashkuar në ndihmë. Falënderoj homologen italiane për ndihmën, si dhe Ministrin Bushatin për ndërhyrjen dhe sjelljen nga Greqia për fikjen e zjarreve”, tha Kodheli.

Ndër sa kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi u shpreh se prej 3 javësh Shqipëria është përballur me 300 vatra zjarri aktive nga të cilat 125 janë shuar me ndërhyrje nga ajri.

“Në të gjithë vendin janë regjistruar 640 vatra gjithsej, 125 prej të cilave kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri. Zjarret problematike thuajse janë shuar, aktualisht ka një vatër zjarri në Skrapar, dhe një në rajonin e tunelit në Kërrabë. Lufta me zjarrin dhe temperaturat është e vështirë. Vlerësoj së tepërmi punën e forcave të armatosura, zjarrfikësve dhe vullnetarëve. Gadishmëria ka qenë në nivel për tu vlerësuar”, tha Prençi.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . “300 mln lekë për shuarjen e zjarreve”, Kodheli qytetarëve: Kujdes ku hidhni edhe një bisht cigareje “300 mln lekë për shuarjen e zjarreve”, Kodheli qytetarëve: Kujdes ku hidhni edhe një bisht cigarejeRating: 4.8