Home / KOSOVA / A dëshironi që të bëheni pjesë e Policisë së Kosovës? Hapet konkursi, këto janë kriteret
A dëshironi që të bëheni pjesë e Policisë së Kosovës? Hapet konkursi, këto janë kriteret

A dëshironi që të bëheni pjesë e Policisë së Kosovës? Hapet konkursi, këto janë kriteret

Policia e Kosovës sot ka shpallur konkursin për pranimin e zyrtarëve policorë.Sipas PK-së, kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë duhet t’i përmbushin këto kritere:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

 A dëshironi që të bëheni pjesë e Policisë së Kosovës? Hapet konkursi, këto janë kriteret

B. Testet:

Testi me shkrim;
Testi i aftësive fizike;
Intervista;
Testi psikologjik;
Kontrollimi mjekësor;
Verifikimi i të kaluarës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Formulari i aplikimit;
Deklarata (lidhur me hetimet e së kaluarës), këtë Deklaratë (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit, pas plotësimit dhe nënshkrimit
nga aplikanti i bashkëngjitet aplikacionit;
c) Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë ose certifikata, ndërsa për kandidatët që
kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës ose e certifikatës e nostrifikuar;
d) Dëshmi për kualifikime tjera;
e) Certifikatën e lindjes, ose ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile;
f) Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;
g) Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës –valide;
h) Një fotografi të formatit (5 x 5);
i) Dokumentet nga pika e) dhe f) duhet të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së
shpalljes së konkursit.
D. Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë
Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat;
Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;
Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;
Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion;
Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror;
Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe
Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë.

Sipas njoftimit të PK-së, formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet policore, ose të tërhiqen nga ueb faqja e PK-së: www.kosovopolice.com. Aplikacionet dorëzohen personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë e jugut, Pejë,

Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë e veriut dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00.Konkursi do të jetë i hapur nga data sot e deri me datën 10/05/2018.

Duke klikuar këtu mund të mësoni më tepër rreth mundësisë së punësimit në Policinë e Kosovës.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . A dëshironi që të bëheni pjesë e Policisë së Kosovës? Hapet konkursi, këto janë kriteret A dëshironi që të bëheni pjesë e Policisë së Kosovës? Hapet konkursi, këto janë kriteretRating: 4.8