Home / LAJME / A po e kushtëzon Lista Serbe Haradinajn?
A po e kushtëzon Lista Serbe Haradinajn?

A po e kushtëzon Lista Serbe Haradinajn?

Qeveria e Kosovës mohon që Lista Srpska t’i ketë vënë kushte në këmbim të votës së deputetëve serbë pro Demarkacionit. As komunë e as më tepër hise në Trepçë për serbët, siç është raportuar. Në Qeverinë e Kosovës thonë se liberalizimi i vizave do të jetë i vetmi përfitim, që serbët do ta kenë me ratifikimin e Demarkacionit.

Gazeta Express gjatë ditës raportoi se Demarkacioni mund të dilte nesër për votim, kjo ngase ishin marrë vesh me Listën Srpska, duke arritur që të sigurohen kështu votat e nevojshme për ta kaluar Demarkacioni.

Megjithatë akoma nuk dihet se në çfarë kushtesh Lista Srpska mund të ketë pranuar ta jap votën e saj. Në Qeverinë e Kosovës thonë se kjo erdhi krejt natyrshëm dhe pa ndonjë kërkesë të partisë serbe, që ka 10 deputetë në kuvend dhe është pjesë e Qeverisë.

Gazeta Express ka pyetur stafin e kryeministrit Ramush Haradinaj nëse ky i fundit ka vazhduar negociatat që nga koha kur për herë të fundit dështoi të dilte në votim Demarkacioni.

“Kryeministri Ramush Haradinaj, është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike të koalicionit qeverisës, por edhe ato parlamentare, që sa më parë çështja e demarkacionit të ketë epilog. Këtu përfshihet edhe Lista Serbe”, thonë në përgjigjen e tyre.

Ishte raportuar se Lista Serbe do të shfrytëzojë rastin që të kërkonte benefite nga Qeveria e Kosovës, pjesë e së cilës janë edhe vetë. Krijimi i një komune të re, që më pas do t’i shtohej Asocioacionit të Komunave Serbe ishte një nga kushtet që supozohej të ketë vënë Lista Serbe. Nga Qeveria mohojnë diçka të tillë, duke thënë se përfitimi i vetëm i tyre, ashtu si i pjesës tjetër të qytetarëve do të jetë liberalizimi i vizave.

“Nuk ka kushte të vëna nga Lista Serbe. Përfitimi i tyre është si i gjithë qytetarëve të vendit, lëvizja e lirë”, kanë thënë nga Zyra e Kryeministrit.

Se Lista Serbe është bindur për votën e saj, kishte thënë të premtën për Express edhe zv. kryeministri Behgjet Pacolli.

“Do të votojnë javën e ardhshme, pra është shtyrë për javën tjetër. Lista Serbe do ta votojë Marrëveshjen”, ka thënë Pacolli.

Cështja e Demarkacionit ishte shtyrë në pamundësi të sigurimit të votave herave tjera kur ishte provuar të mbahej seanca e jashtëzakonshme.

Më 28 shkurt, kur ishte provuar për herë të fundit të mbahej seanca për Demarkacion, krerët shtetërorë ishin mbledhur në takim me Listën Serbe për t’i bindur që ta japin votën pro. Këto negociata po vazhdojnë edhe më tutje pa u ditur saktë qëndrimi i serbëve, prej të cilëve po varet demarkacioni.A po e kushtëzon Lista Serbe Haradinajn?

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 7:38 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=155981
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . A po e kushtëzon Lista Serbe Haradinajn? A po e kushtëzon Lista Serbe Haradinajn?Rating: 4.8