Home / LAJME / Abdixhiku nënshkruan rekomandimin për zvogëlimin e pagave të Trustit, shkojnë deri në 5 mijë euro
Abdixhiku nënshkruan rekomandimin për zvogëlimin e pagave të Trustit, shkojnë deri në 5 mijë euro

Abdixhiku nënshkruan rekomandimin për zvogëlimin e pagave të Trustit, shkojnë deri në 5 mijë euro

Deputeti i LDK’së Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka nënshkruar rekomandimin e Komisionit që ai drejton, për të zvogëluar pagat e menaxhmentit të Trustit.

Ai ka thënë se rroga që sillet rreth 5 mijë euro në Trust, është disproporcionale me realitetin ekonomik në Kosovë, duke shtuar se në rekomandim thuhet të ulen rrogat për 25 përqind, shkruan gazetametro.net.

“Konsideroj se paga publike prej 5,000 eurove është disproporcionale me realitetin ekonomik e social në Kosovë. Ajo para së gjithash paraqet mosrespekt ndaj takspaguesve kosovarë. Po me kaq puna jonë s’mjafton. Prandaj e ftojmë qeverinë që të sjellë Ligjin mbi Paga me qëllim të nivelizimit të tyre në vend – për të gjithë pa përjashtim”, ka shkruar Abdixhiku.

Deputeti Abdixhiku ka falenderuar edhe andëtarët e Komisionit që e kishin ideuar e votuar për këtë rekomandim.

“Sot nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit për 25%; e i nivelizon ato me të Bankës Qendrore. I falenderoj gjithë anëtarët e Komisionit që ideuan dhe votuan këtë rekomandim”, ka shtuar ai.

Ndryshe, i pari i Trustit ka rrogë prëj 4980 euro aktualisht, por në qoftë se kalon ky rekomandim, rroga e tij do të zbres për 1245 euro.

Abdixhiku nënshkruan rekomandimin për zvogëlimin e pagave të Trustit, shkojnë deri në 5 mijë euroAbdixhiku nënshkruan rekomandimin për zvogëlimin e pagave të Trustit, shkojnë deri në 5 mijë euro

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Abdixhiku nënshkruan rekomandimin për zvogëlimin e pagave të Trustit, shkojnë deri në 5 mijë euro Abdixhiku nënshkruan rekomandimin për zvogëlimin e pagave të Trustit, shkojnë deri në 5 mijë euroRating: 4.8