Home / KOSOVA / Agim Bahtiri: PAN s’i ka votat

Agim Bahtiri: PAN s’i ka votat

Agim Bahtiri: PAN s’i ka votatKryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka quajtur të kotë përkrekjen e PAN-it për krijimin e Qeverisë së Kosovës. Në një deklaratë për Indeksonline, Bahtiri ka thënë se as nuk e ka përcjellur sot seancën e Kuvendit të Kosovës pasi që sipas tij PAN-i nuk i ka votat dhe e ka të kotë të bëjë diçka më shumë.

“Sinqerisht, as që e kam pa sot seancën. Ajo që dihet është se PAN nuk i ka numrat për të formuar institucionet” ka thënë Bahtiri.

I pyetur për rikandidimin për kryetar të Mitrovicës, Bahtiri e ka konfirmuar se ka një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje të cilën do ta respektojnë.

Sa i përket gjendjes në disa fshatra të Mitrovicës pas ndezjes së zjarreve, Bahtiri ka thënë lajme të mira.

“Gjendja është stabilizuar. I kemi mobilizuar të gjitha forcat, edhe ato rajonale dhe së bashku me zjarrëfikësit, KFOR-in është bërë një punë e shkëlqyer që ka ndikuar në ndaljen e zjarreve” ka thënë Bahtiri.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Agim Bahtiri: PAN s’i ka votat Agim Bahtiri: PAN s’i ka votatRating: 4.8