Home / KOSOVA / Albright i gëzohet dënimit të Mlladiqit, befason me këtë deklaratë
Albright i gëzohet dënimit të Mlladiqit, befason me këtë deklaratë

Albright i gëzohet dënimit të Mlladiqit, befason me këtë deklaratë

Ish-sekretarja e Shtetit amerikan, Madeleine K. Albright i është gëzuar dënimit të Ratko Mlladiqit, duke thënë se sot ajo është me të gjitha popullin e Bosnjës.

Përmes një statusi në Facebook, Albright ka thënë se më në fund u arrit ajo që kanë premtuar gati 25 vjet më parë.

Ajo shpreson se me dënimin e tij do të fillohet me një etapë tjetër, të asaj të pajtimit.

Ky është postimi i saj:

Pas vrasjes së mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafuqishëm në Bosnje, Ratko Mlladiç vrapoi dhe u fsheh për shumë vite. Tani, ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

Zemra ime është sot me popullin e Bosnjës, veçanërisht me vejushat dhe nënat që e kanë parë vendimin. Ndërsa të dashurit e tyre nuk do të kthehen, drejtësia që kemi premtuar gati 25 vjet më parë ka ardhur tani. Që nga kjo ditë drejtësia u arrit dhe fakti se Ratko Mlladiç ka kryer krime lufte nuk mund të diskutohet më. Tani, shpresa ime është që ky verdikt do të ndihmojë në procesin e pajtimit – sepse pajtimi mund të vijë vetëm kur fajësia kolektive shlyhet dhe fajësia individuale është caktuar. Nëse ata që i kanë kryer këto krime sillen para drejtësisë, cikli i mizorive mund të marrë fund./Indeksonline/

Albright i gëzohet dënimit të Mlladiqit, befason me këtë deklaratë
Albright i gëzohet dënimit të Mlladiqit, befason me këtë deklaratë
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Albright i gëzohet dënimit të Mlladiqit, befason me këtë deklaratë Albright i gëzohet dënimit të Mlladiqit, befason me këtë deklaratëRating: 4.8