Home / LAJME / Ali Ahmeti mirëpret Edi Ramën

Ali Ahmeti mirëpret Edi Ramën

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot në Shkup do të takojë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama.
Marrim vesh që tema bisedimi do të janë zgjedhjet e sapopërfunduara lokale në Maqedoni, zbatimi i Deklaratës së Përbashkët të partive parlamentare shqiptare si dhe integrimi euroatlantik.

Ndryshe, partia e Ahmetit doli fituese në bllokun shqiptar më 15 tetor gjatë rrethit të parë të zgjedhjeve lokale duke grumbulluar numrin më të madh të votave dhe prin gati se në të gjitha komunat shqiptare.

Rama po qëndron në Shkup për të marrë pjesë në samitin e 100 bizneseve më të mëdha të Evropës juglindore bashkë me kryeministrat e vendeve të rajonit

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ali Ahmeti mirëpret Edi Ramën Ali Ahmeti mirëpret Edi RamënRating: 4.8