Home / KOSOVA / Arrestohen 5 serbë e 6 rusë nga policia e Kosovës…Shkak kalimi ilegal i kufirit

Arrestohen 5 serbë e 6 rusë nga policia e Kosovës…Shkak kalimi ilegal i kufirit

Arrestohen 5 serbë e 6 rusë nga policia e Kosovës…Shkak kalimi ilegal i kufiritPolicia e Kosovës, përmes rrugëve operativo-hetimore, të martën ka siguruar informacione se në lagjen e quajtur “Sekiraqa” në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.

Policia Kufitare, sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, thuhet të ketë ndërmarrë masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës, “rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë”.

“Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”, thotë Policia e Kosovës.

Personat e ndaluar janë:

M. P. 1990 M Serb

Z. P. 1969 M Serb

Y. P. 2002 F Rus

O. K. 1977 F Rus

E. P. 1974 F Rus

E. P. 1975 F Rus

A. K. 1974 M Rus

G. P. 1966 M Serb

M. M. 1980 F Serb

A. P. 1975 M Rus

V. P. 1991 F Serb

“Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës”, ka përfunduar njoftimi i Policisë së Kosovës.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Arrestohen 5 serbë e 6 rusë nga policia e Kosovës…Shkak kalimi ilegal i kufirit Arrestohen 5 serbë e 6 rusë nga policia e Kosovës…Shkak kalimi ilegal i kufiritRating: 4.8