Home / LAJME / “Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka…”, deklarata shokuese për Edi Ramën
“Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka...”, deklarata shokuese për Edi Ramën

“Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka…”, deklarata shokuese për Edi Ramën

Endri Avdulla, i cili duket se ka tronditur opinionin publik, kryesisht të vlonjatëve pasi ka marrë guximin dhe të flasë hapur për orientimin e tij seksual, ku kërkon të kthehet në femër ka bërë edhe një ‘ftese’ për kryeministrin Edi Rama.

“Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka…”, tha Endri.

Duke i kërkuar 300 mijë euro për të kryer operacionin kryeministrit shqiptar në këmbim të votave, Endra, siç dëshiron që ta thërrasin nuk ka nguruar që të bëjë edhe shaka.

Ajo, tashme 30 vjece kërkon që të kryejë operacionin që do ta shndërronte në femër komplet duke ndryshuar këtu edhe organet gjenitale.

Në “Zonë e lirë” përballë Arjan Çanit, Endra ka folur pak edhe për çështjen aktuale atë të Habiljave nga Vlora dhe ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Habilajt i njoh, i kam komshijë…janë djem e familjarë ata. Vetëm kaq mund të them”, ka thënë transgjinori shqiptar.

Ajo ka treguar për marrëdhënien e vështirë me familjen, ku pas vdekjes së të ëmës ajo është braktisur nga i ati, motra dhe i vëllai që jetojnë jashtë shtetit. Një pjesë e familjes së saj jeton në Amerikë ndërsa vëllai në Itali.

“Nëse unë flas për familjen time, njerëzit do të qeshin. Unë kam ardhur këtu për të folur për jetën time. Unë i dua dhe e di se më duan, por duhet të më duan kështu siç jam. Nuk i bëj apel jo. Të jenë mirë, unë jam mirë edhe pse full me vuajtje jam e fortë. Kam qenë frikacake, por tani nuk dalin më lot. Nuk më intereson më asnjë lloji gjëje. Le të dalë ndonjë e të thotë ‘hajd ta vrasim’ ok le të më vrasin. Unë e vdekur dhe e vdekur jam. As punë, e as shtëpi e asgjë. Unë kam një forcë të brendshme që dua t’ia realizojë vetes operacionin. Të ndihem femër e lirë, të punoj si parukiere. Unë dua të jem unë”, thotë ajo.

 

“Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka...”, deklarata shokuese për Edi Ramën
“Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka…”, deklarata shokuese për Edi Ramën
“Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka...”, deklarata shokuese për Edi Ramën
“Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka…”, deklarata shokuese për Edi Ramën
Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . “Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka…”, deklarata shokuese për Edi Ramën “Atë ta kisha zënë unë dashnor, çfarë të keqe ka…”, deklarata shokuese për Edi RamënRating: 4.8