Home / LAJME / Berisha: Si po e mbron Rama vëllain e vet nga droga e Maminasit
Berisha: Si po e mbron Rama vëllain e vet nga droga e Maminasit

Berisha: Si po e mbron Rama vëllain e vet nga droga e Maminasit

Në një prononcim për mediat para selisë së PD-së, ish- kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama po mbron veten dhe vëllain e vet Olsin nga lidhja me 613 kg kokainë të kapur në Durrës.

Berisha u shpreh se shumë shpejt Rama do të shënojë fundin e karrierës së tij

Prononcimi për gazetarët

Sot sapo pashë mediat dhe konstatoj që Edi Rama ka përdorur si mburojë për vete e Olsin, komunikatën banale që ka shpërndarë Fatmir Xhafa, që i futi thikën pas shpine me deklaratën e tij banale që bëri mëngjesin e ditës se drogës kur tha se aksioni u krye nga policia doganat dhe partnerët ndërkombëtarë.

Me këtë deklaratë, thikë pas shpine, është se Xhafa dëshmoi se ka tashmë, peng Edi Ramën. Nuk është më tani vetëm Saimir Trafiku.

A mund të imagjinoni ju që kryeministri vendos në Facebook e tij, statusin e Fatmir Xhafës dhe bërtiste në çdo rresht, rroftë Xhafa, rroftë Xhafa.

Kjo është për mua çështja e të gjitha çështjeve, që u intereson të gjithë shqiptarëve. A e patë lajmin tjetër se detërat e Shqipërisë, si rrugë për drogën drejt Europës. Çfarë reagimi.

Edi Rama përpiqet që të tymnojë këto zhvillime të cilat shumë shpejt do të shënojnë fundin e karrierës së tij, si Noriega i Ballkanit, Noriega i Europës’

Berisha: Si po e mbron Rama vëllain e vet nga droga e Maminasit

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 7:50 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156039
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Berisha: Si po e mbron Rama vëllain e vet nga droga e Maminasit Berisha: Si po e mbron Rama vëllain e vet nga droga e MaminasitRating: 4.8