Home / KOSOVA / Dardan Molliqaj: Kadri Veseli u dorëzua për herë të tretë

Dardan Molliqaj: Kadri Veseli u dorëzua për herë të tretë

Dardan Molliqaj: Kadri Veseli u dorëzua për herë të tretëDardan Molliqaj, deputet i zgjedhur i Vetëvendosjes ka thënë se është rritja e partisë së tij ajo që po ia pamundëson Kadri Veselit ardhjen në krye të Kuvendit.

Sipas Molliqajt, Veseli u frikësua se do mbetet në opozitë, ansaj edhe ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura për pozitën e kryeparlamentarit.

Lidhur me kushtin që Veseli i ka dhënë LDK-së e VV-së, se kur të votohet kryeparlamentari duhet të votohet atë ditë edhe Qeveria e Ramush Haradinajt, Molliqaj i është përgjigjur në këtë formë:

Lexoni postimin e plotë:

Thuhej se në kohën kur ishte nën hije, si udhëheqës i organizatës kriminale SHIK, Kadri Veseli ishte njeriu më i fuqishëm në PDK.

Si kryetar i PDK-së, filloi fushatë milionëshe duke e promovuar vetën si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Me të parë rritjen e Lëvizjes tonë, u frikësua dhe ia dorëzoi kandidaturën Haradinajt.

U bë gati për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, por rritja jonë po ia pamundëson edhe këtë.

Nga frika se do të mbetet në opozitë, u dorëzua prapë. Tash deklaroi se do të tërhiqet edhe nga kandidatura për kryetar Kuvendi me kushtin që t’ia bëjmë një vend në Qeveri.

Por ai duhet ta kuptoj një gjë: nuk ka vend për të në institucionet e shtetit tonë. Vetëm një vend e kemi të rezervuar për të. Athu ku!?

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Dardan Molliqaj: Kadri Veseli u dorëzua për herë të tretë Dardan Molliqaj: Kadri Veseli u dorëzua për herë të tretëRating: 4.8