Home / KOSOVA / Debakli në zgjedhje, ‘zhduket’ Fatmir Limaj
Debakli në zgjedhje, ‘zhduket’ Fatmir Limaj

Debakli në zgjedhje, ‘zhduket’ Fatmir Limaj

Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt mund të konsiderohet si humbsja më e madhe e zgjedhjeve të djeshme lokale.

Kjo parti ka arritur që të shkojë në balotazh vetëm në Malishevë, në vendlindjen e kreut të kësaj partie, shkruan ORAinfo.

Nismës për Kosovën nuk i ndihmuan në Malishevë për një rezultat më të mirë as premtimet astronomike që kishte bërë Fatmir Limaj gjatë një takimi me banorët e këtij qyteti.

Ai atje kishte premtuar punësime të banorëve në fshatra brenda javës. Ai këto premtime i kishte vazhduar edhe prapa kamerave të cilat kishte dhënë urdhër të fiken

Nisma për Kosovën me këto rezultate ka dëshmuar edhe njëherë se është parti provinciale e përqendruar vetëm në një komunë, Malishevë, përderisa në komunat tjera ka pësuar debakël.

Këto rezultate dëshpëruese kanë ndikuar që të ‘zhduket’ kreu i partisë Fatmir Limaj.

Përderisa dje të gjithë liderët e partive tjera parlamentare u janë drejtuar elektoratit të tyre pas përfundimit të procesit zgjedhor, një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe kreu i Nismës për Kosovën.

Në konferencën e fundit të kësaj partie ka dalë të flas vetëm sekretari i partisë Bilall Sherifi, i cili e ka pranuar rezultatin zgjedhor.

Kujtojmë se kandidati i Nisma për Kosovën ne balotazh në Malishevë ka shkuar me kandidatin e PDK-së.

 

Debakli në zgjedhje, ‘zhduket’ Fatmir Limaj
Debakli në zgjedhje, ‘zhduket’ Fatmir Limaj
Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Debakli në zgjedhje, ‘zhduket’ Fatmir Limaj Debakli në zgjedhje, ‘zhduket’ Fatmir LimajRating: 4.8