Home / LAJME / Dimitrov mirëpriti diplomatin Kotzias
Dimitrov mirëpriti diplomatin Kotzias

Dimitrov mirëpriti diplomatin Kotzias

Dimitrov mirëpriti diplomatin KotziasMinistri i MPJ-së greke, Nikos Kotzias sot ka arritur në Shkup për vizitë zyrtare. Ai në MPJ-në e Maqedonisë është mirëpritur nga nikoqiri i tij, Nikolla Dimitrov, ku është caktuar takim tet-a-tet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është paraparë edhe takim plenar të dy delegacioneve dhe pas përfundimit të takimit do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.

Pas takimit me Dimitrov, Kotzias do të takohet me kryetarin e RM-së, Gjorge Ivanov, zv.kryeministrin Bujar Osmani, kryekuvendarin Talat Xhaferi si dhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Sipas paralajmërimeve, në qendër të bisedës do të jetë zbatimi i masave të zgjeruara për ndërtimin e besimit dhe ndodhitë më të reja në vend.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Dimitrov mirëpriti diplomatin Kotzias Dimitrov mirëpriti diplomatin KotziasRating: 4.8