Home / LAJME / Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Hashim Thaçit
Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Hashim Thaçit

Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Hashim Thaçit

Nuk ndalet lista e atyre që refuzojnë të pranojnë dekoratat që Presidenti Hashim Thaçi i ndau për nder të përvjetorit të 10 të pavarësisë së Kosovës.

Këtë nderim nuk do ta pranojë as njëri prej ish-bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Thaçit, Fatmir Limaj, ka mësuar KTV-ja nga burime pranë tij.

Limaj pritet që së shpejti vetë të bëjë të ditura arsyet e refuzimit.

Më parë, dekoratat i refuzuan edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Veton Surroi, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja, familja e Agim Zatriqit, Koha Ditore dhe Radio Kosova e Lirë.

 Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Hashim Thaçit
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com February 19, 2018 6:51 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=150300
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Hashim Thaçit Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Hashim ThaçitRating: 4.8