Home / KOSOVA / Faton Topalli: Nuk e dimë pse PAN-i nuk mori pjesë në seancë

Faton Topalli: Nuk e dimë pse PAN-i nuk mori pjesë në seancë

Faton Topalli: Nuk e dimë pse PAN-i nuk mori pjesë në seancëDeputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Faton Topalli, ka thënë se Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve do të punojë dhe brenda gjysmë ore do të verifikojë formalisht kuorumin dhe mandatin e deputetëve.

Në ndërkohë që seanca konstituive ka nisur, koalicioni PAN është duke munguar, njofton Klan Kosova.

Topalli ka thënë se nuk i dinë arsyet se pse po mungon koalicioni PAN

“Mund vetëm të spekulojmë, nuk kemi informacion se pse nuk kanë ardhur në seancë. Kuvendi ka numrin e mjaftueshëm të deputëtëve për të vazhduar seancën konstituive”, ka thënë Topalli në një prononcim të shkurtër për media.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Faton Topalli: Nuk e dimë pse PAN-i nuk mori pjesë në seancë Faton Topalli: Nuk e dimë pse PAN-i nuk mori pjesë në seancëRating: 4.8