Home / LAJME / Flet Rashiq, këto janë kushtet e Listës Serbe për Demarkacionin
Flet Rashiq, këto janë kushtet e Listës Serbe për Demarkacionin

Flet Rashiq, këto janë kushtet e Listës Serbe për Demarkacionin

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për të votuar pro ratifikimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij këto kushte do të jenë kushte të tyre financiare dhe personale.

“Do të ketë kushte por do të ketë kushte financiare dhe jo aso politike”, ka thënë Rashiq për RTK-në.

Ai më tej ka thënë se me izolimin e Kosovës po humbin edhe qytetarët serbë jetojnë në Kosovë.

Thotë se do të dëshironte që të gjithë qytetarët të paktën ta shijonin jetën e qetë në vendet Evropiane.

“Nga liberalizimi do të përfitojnë të gjithë sepse edhe serbet e Kosovës janë të izoluar, sepse ne jemi të izoluar nga Serbia, BE-ja dhe të gjithë. Unë do të doja që qytetarët të jetojnë të paktën vetëm tri ditë në mënyrë që ta shohin dhe ta përjetojnë atë qetësi, ku njerëzit nuk i bien borisë pa arsye dhe nuk bërtasin askush, ndërsa ne nuk e kemi një qetësi të tillë”, ka thënë Rashiq.Flet Rashiq, këto janë kushtet e Listës Serbe për Demarkacionin

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 13, 2018 8:22 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156412
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Flet Rashiq, këto janë kushtet e Listës Serbe për Demarkacionin Flet Rashiq, këto janë kushtet e Listës Serbe për DemarkacioninRating: 4.8