Home / KOSOVA / Gecaj: Debati mbi ‘guximin e komandantëve’, patetik-naiv dhe i pa vend

Gecaj: Debati mbi ‘guximin e komandantëve’, patetik-naiv dhe i pa vend

Gecaj: Debati mbi ‘guximin e komandantëve’, patetik-naiv dhe i pa vendBajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, e ka cilësuar se patetik dhe të pa vend debatin e bërë dje në Kuvendin e Kosovës rreth “guximit të komandantëve”.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë seancë dikush e pa që më e rëndësishmja për ta thënë aty dhe në atë moment ishte mungesa e guximit të komandantëve.

Postimi i plotë:

“DEBATI I VONUAR
Debati mbi ‘guximin e komandantëve’ në Kuvendin e Kosovës ishte patetik, i pa vend dhe krejt naiv. Në këtë seancë dikush e pa që më e rëndësishmja për ta thënë aty dhe në atë moment ishte mungesa e guximit të komandantëve. Pse ky përgjithësim? Çfarë ndërlidhje e djallëzores me naiven! Hiç më e mirë nuk ishte as ajo tjetra kur u tha e kundërta, po ashtu me përgjithësim. Përkundrazi kishte patriotizëm të vonuar dy dekada që i bënë qesharakë folësit rrahagjoks, brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës. A bën tu tregoj dikush këtyre se lufta ka kohë që ka përfunduar, dhe se tani jemi në rrethana e dimensione krejtësisht tjera? Guximi e patriotizmi më i madh i kësaj kohe është të mos i bëhet hile qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.”(sic.) 

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Gecaj: Debati mbi ‘guximin e komandantëve’, patetik-naiv dhe i pa vend Gecaj: Debati mbi ‘guximin e komandantëve’, patetik-naiv dhe i pa vendRating: 4.8