Home / LAJME / Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ky është lajmi i fundit
Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ky është lajmi i fundit

Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ky është lajmi i fundit

Ish-këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa

Gecaj ka thënë se shëndeti i tij është duke u përmirësuar. “Mirë është dhe ka përmirësime substanciale”’, ka thënë ai. I pyetur për atë se a ka gjasa që i pari i LDK-së të kthehet në këtë javë në Kosovës, Gecaj ka thënë se nuk e beson një gjë të tillë.

“Nuk e besoj, edhe pse po e përsëris prapë se ky është vendim ekskluziv i mjekëve”, ka deklaruar Gecaj. Ndryshe, zyrtarë të LDK-së vazhdimisht kanë potencuar se gjendja e Mustafes është stabile dhe sipas tyre i njëjti shumë shpejt do të kthehet në shtëpi.

Kujtojmë se i pari i LDK-së sa ishte në Prishtinë për trajtim shëndetësor, mjekët kishin dyshuar se Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut. Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindromë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

Isa Mustafa në vitin 2010, atëherë në pozitën e kryetarit të Prishtinës, pat udhëtuar për në Bruksel, për t’iu nënshtruar një intervenimi në zemër.

Ndryshe, Mustafa është ende duke u trajtuar në Gjermani.Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ky është lajmi i fundit

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 7:34 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=155966
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ky është lajmi i fundit Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, ky është lajmi i funditRating: 4.8