Home / LAJME / Haradinaj: Jemi në konsulta me AKR-në, punën e fillojmë nga e enjtja

Haradinaj: Jemi në konsulta me AKR-në, punën e fillojmë nga e enjtja

Haradinaj: Jemi në konsulta me AKR-në, punën e fillojmë nga e enjtja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, tha se deklarimet e AKR-së i sheh si një zhvillim të ri dhe mundësi për një qeverisje me bazë më të gjerë.
“Është një zhvillim i ri pra është një mundësi për një qeverisje me bazë më të gjerë dhe i kemi dhënë përparësi dhe respekt kësaj mundësie, pra jemi në konsulta për me mujt me fillu me punë në këtë të enjte”, tha Haradinaj.

Këto komente i pari i AAK-së i ka bërë gjatë një konference për media ku është prezantuar i nominuari për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i kësaj komune. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media tha se ka nderin ta prezantojë Rexhep Kadriun për kryetar të Gjilanit pasi që humaniteti i tij ndaj qytetarëve është më i gjerë sesa përgjegjësitë e tij si nënkryetar.

“Është nder për mua të prezantoj kandidatin për kryetar nga Aleanca, për komunën e Gjilanit, që është inxhinier me profesion, ndërtimtar, që është një sipërmarrës i zoti, por edhe një koleg i mirë në Aleancë që nga themelimi, tani edhe nënkryetar në Komunën e Gjilanit, Rexhep Kadriu. Rexhep Kadriu në përgjegjësitë e tij, në angazhimet e tij deri sot është shquar edhe për humanizmin e tij, për kujdesin ndaj qytetarëve, më gjerë se përgjegjësitë që i takojnë në komunë”, tha Haradinaj. Ndërsa, i nominuari nga radhët e AAK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu tha se ai do t’ia ndryshojë fytyrën qytetit të Gjilanit dhe do t’ua kthejë dinjitetin qytetarëve gjilanas. Ai tutje tha se ata hyjnë fuqishëm me një listë kredibile në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

“Ne hyjmë fuqishëm, hyjmë me një listë kredibile. Njerëzit më të mirë të cilët i ka Komuna e Gjilanit janë të përfshirë në listën e Aleancës. Ne do të jemi fitues, do ta arrijmë këtë fitore do të udhëheqim me Gjilanin për shumë arsye sepse Gjilani realisht po hyn në hartën e Kosovës bashkë me kryeministrin Haradinaj, i cili do të marrë këto ditë shumë shpejt përgjegjësitë e veta me udhëheq shtetin, do të jetë edhe një ndihmesë e madhe për Anamoravën sepse rajoni i Anamoravës ka mbetur mbrapa me rajonet e tjera. Do ta ndryshojmë fytyrën e Gjilanit dhe do të ia kthejmë dinjitetin gjilanasve”, tha ai.

Ndryshe, sot është dita e fundit e subjekteve politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Haradinaj: Jemi në konsulta me AKR-në, punën e fillojmë nga e enjtja Haradinaj: Jemi në konsulta me AKR-në, punën e fillojmë nga e enjtjaRating: 4.8