Home / KOSOVA / Haradinaj: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues
Haradinaj: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues

Haradinaj: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues

Haradinaj: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues
Haradinaj: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues
Kryeministri, Ramush Haradinaj ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës ku është pritur nga ministri Rrustem Berisha.

Pas takimit nikoqiri dhe mysafiri kanë pasur një adresim për media. Kryeministri Haradinaj ka thënë se FSK është sinonim i suksesit, njofton Klan Kosova.

“Ka edhe institucione që flasin për sukses, këtu është një adresë që mund të flasim vetëm për sukses dhe suksesi më i madh është besimi në FSK-në dhe në ministrinë”, ka thënë Haradinaj.

“Kjo shkallë e lartë e besimit ka një sekret. Është një besnikëri e të gjithë pjesëtarëve të forcës në misionin që kanë t’i shërbejnë atdheut, qytetarëve dhe po ashtu ndaj aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë”.

“Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, rekurtuimi i qytetarëve serb është një investim i qytetarit në sigurinë e shoqërisë.

“FSK do ta vazhdojë perspektiven e rritjes së besimit edhe te komuniteti serb”, ka thënë ai.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Haradinaj: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetues Haradinaj: Ushtrinë që e kemi duhet t’i japim mandatin kushtetuesRating: 4.8