Home / KOSOVA / Hoti ‘godet’ Haradinajn: Nuk ju pyet askush në Qeveri, ju jeni i ngratë
Hoti ‘godet’ Haradinajn: Nuk ju pyet askush në Qeveri, ju jeni i ngratë

Hoti ‘godet’ Haradinajn: Nuk ju pyet askush në Qeveri, ju jeni i ngratë

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ishte i ashpër ndaj kryeministrit Haradinaj, duke i thënë se kjo Qeveri nuk e ka fare brengë bujkun as fermerin.

Sipas tij, ndryshe kjo nuk mund të kuptohet fare një qasje e ministrit i cili nuk shkon fare në mbledhje të Qeverisë, e nuk paraqitet në Kuvend, por buxhetin për grante e ndanë për interesa të tij personale dhe partisë së tij.

“Mua me vjen keq ta përsëris, por Haradinaj është më së paku kryeministër. Atë nuk e pyet askush më brenda Qeverisë. Ai është në krye të Qeverisë ku secili anëtar punon për hesape të veta apo partisë së tij, duke e kthyer krejt pasurinë shtetërore në plaçkë dhe është evidente se buxheti i shtetit po keqpërdoret. Vendimet e Qeverisë për ndarje të buxhetit janë skandaloze. Ju jeni shumë i fuqishëm për të sharë e për të fyer kudo ju jepet mundësia, apo për të larguar gratë nga foltorja, por kur është rasti që jeni duke diskutuar ju e pranoni se jeni plotësisht i pafuqishëm. Ju i keni duart e lidhura kryeministër për të vepruar për shkak të pazarit të turpshëm për krijimin e Qeverisë. Ju jeni i fuqishëm për të fyer e përçmuar rivalët politik shqiptarë. Ai që ju diku e quanit të ngratë, me të cilin ju nuk mund të konkurroni, e kishte shkarkuar një ministër serb. Tash po del se ju jeni i ngratë. Kryemi nistër ju i keni turpëruar miqtë tanë ndërkombëtarë me këto sjellje, fundi i juaj në politikë nuk do të jetë i lavdishëm”, tha Hoti.

Megjithatë, në fund të interpelancës, edhe pse u paraqit një rezolutë me katër pika për t’u votuar, nuk pati kuorum për të votim.

Seanca do të vazhdojë të martën prej orës 10:00.Hoti ‘godet’ Haradinajn: Nuk ju pyet askush në Qeveri, ju jeni i ngratë

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com June 14, 2018 3:28 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=225182
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Hoti ‘godet’ Haradinajn: Nuk ju pyet askush në Qeveri, ju jeni i ngratë Hoti ‘godet’ Haradinajn: Nuk ju pyet askush në Qeveri, ju jeni i ngratëRating: 4.8