Home / KOSOVA / Iniciativa e presidentit për ekipin e unitetit nuk merr mbështetje

Iniciativa e presidentit për ekipin e unitetit nuk merr mbështetje

Iniciativa e presidentit për ekipin e unitetit nuk merr mbështetjeMe rezerva është pritur iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për të formuar një ekip uniteti, i cili do ta përfaqësonte Kosovën në fazën finale të dialogut me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Pakkush beson se kreu i shtetit mund ta rreshtojë pas vetes gjithë spektrin politik e qytetar.

Në secilin proces të rëndësishëm nëpër të cilin ka kaluar Kosova, ka pasur forume përgjegjëse për vendimmarrjen, e në të cilat kanë qenë prezentë përfaqësuesit e subjekteve kryesore politike, përfshirë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile e ekspertë të fushave të ndryshme.

Kjo traditë nuk u vazhdua edhe në procesin e Brukselit, i nisur në vitin 2011. Duke qenë kryeministër, në kohën kur nisi dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, presidenti i tashëm nuk bëri përpjekje për ta përfshirë në proces të gjithë opozitën, por edhe ekspertët që i ka vendi.

Lulzim Peci është drejtor ekzekutiv i Institutit KIPRED dhe ka treguar nëse Thaçi përbën personin unifikues për të qenë në krye të një procesi që kërkon konsensus nacional, siç është dialogu me Serbinë. Veç kësaj, edhe nëse është presidenti apo një autoritet tjetër që duhet ta drejtojë fazën finale të dialogut.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Iniciativa e presidentit për ekipin e unitetit nuk merr mbështetje Iniciativa e presidentit për ekipin e unitetit nuk merr mbështetjeRating: 4.8