Home / KOSOVA / Iniciativa e Vuçiqit shpresëdhënëse për udhëheqësit e Luginës

Iniciativa e Vuçiqit shpresëdhënëse për udhëheqësit e Luginës

Iniciativa e Vuçiqit shpresëdhënëse për udhëheqësit e LuginësIniciativën e kreut të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndryshim qasjeje ndaj Kosovës, po e shohin si shpresëdhënëse për stabilitet të Ballkanit edhe krerët Institucionalë të Luginës së Preshevës.

Zhvillimet në rajon, sidomos marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, sipas tyre, reflektojnë edhe në situatën e përgjithshme në atë pjesë.

Iniciativa e kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme në raport me Kosovën, ndër përfaqësuesit institucional të shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, shihet si shpresë për një stabilitetit të rajonit.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës në Bujanoc, deklaratat e Vuçiqit për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën i ka komentuar domosdoshmëri të shtetit serb për plotësimin e standardeve të nevojshme në rrugën euro integruese.

E zëvendëskryetari i Bujanocit, Stojança Arsiq, gjetjen e zgjidhjes e sheh si të domosdoshme, ndërkohë që shqiptarët e serbët në Luginë i sheh si “monedhë për kusuritje mes Kosovës dhe Serbisë”, derisa rolin qendrorë në zgjidhjen e raporteve sipas tij e ka bashkësia ndërkombëtare.

“Mendoj se tani për tani shteti serb nuk është në gjendje ta njeh pavarësinë e Kosovës,as një qeveri e as presidenti Vuçiq nuk mund ta pranoj pavarësinë e Kosovës, por çka do të ndodh në të ardhmen do të shohim. Personalisht e di se çfarë duhet bërë por unë vendos vetëm në pushtetin lokal, por një gjë është e sigurt, sikur shqiptarët ashtu edhe serbët në këtë rajon shërbejmë si monedhë për kusuritje, sa herë që Prishtinës i duhet diçka, janë këtu shqiptarët, ndërsa kur Serbia ka nevojë këtu janë serbët, por ne në realitet nuk vendosim asgjë rreth këtyre çështjeve. Rolin qendrorë e ka bashkësia ndërkombëtare dhe ajo do të vendos, ndërkohë që për ne prioritet është paça e qëndrueshme në këtë rajon”, shtoi Arsiq.

Zhvillimet në rajon, sidomos marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, sipas përfaqësuesve politik e institucional në Luginë, japin refleksion edhe në këtë zonë.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Iniciativa e Vuçiqit shpresëdhënëse për udhëheqësit e Luginës Iniciativa e Vuçiqit shpresëdhënëse për udhëheqësit e LuginësRating: 4.8