Home / BOTA / ISIS merr përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Barcelonë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Barcelonë

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin e sotëm në BarcelonëGrupi terrorist, Shteti Islamik (ISIS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të kryer sot nëpërmjet një furgoni në qytetin e Barcelonës.

Agjencia e lajmeve e ISIS’it, Aamaq, ka raportuar se grupi famëkeq qëndron prapa sulmit që përgjaku qytetin spanjoll sot.

Policia katalunase e ka konfirmuar zyrtarisht se si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë, 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasdite në Las Ramblas, njërën prej rajoneve më të frekuentuara në qendër të qytetit. Një kohë pas sulmit, policia tha se bëhet fjalë për ‘akt terrorist’.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmin. Njëri prej tyre edhe është identifikuar.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . ISIS merr përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Barcelonë ISIS merr përgjegjësinë për sulmin e sotëm në BarcelonëRating: 4.8