Home / KOSOVA / Ja çka do të kërkojë Thaçi gjatë dialogut me Serbinë
Ja çka do të kërkojë Thaçi gjatë dialogut me Serbinë

Ja çka do të kërkojë Thaçi gjatë dialogut me Serbinë

Ja çka do të kërkojë Thaçi gjatë dialogut me SerbinëKëshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka bërë me dije se zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe e ardhmja e procesit të dialogut do të jenë tema të diskutimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq në takimin e të enjtes në Bruksel.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se presidenti Thaçi po kërkon dialog më dinamik dhe më përmbajtjesor. Sipas Arifajt, Thaçi po kërkon të punohet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike për normalizim të marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka treguar se iniciativa e presidentit Thaçi për formimin e ekipit të unitetit ka për qëllim që të gjitha institucionet të jenë të përfaqësuara në dialog dhe ta japin kontributin e tyre.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja çka do të kërkojë Thaçi gjatë dialogut me Serbinë Ja çka do të kërkojë Thaçi gjatë dialogut me SerbinëRating: 4.8