Home / KOSOVA / KMDLNj porositë partitë politike: Mbajeni seancën konstituive pa e kushtëzuar njëri-tjetrin

KMDLNj porositë partitë politike: Mbajeni seancën konstituive pa e kushtëzuar njëri-tjetrin

KMDLNj porositë partitë politike: Mbajeni seancën konstituive pa e kushtëzuar njëri-tjetrinEdhe sot dështoi mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës në mungesë të numrit të deputetëve për të siguruar kuorumin shkaku se në sallë nuk ishin deputetët e PAN-it , të pakicave por edhe një numër i deputetëve të LV dhe LAA .

KMDLNj ka reaguar lidhur me mbarëvajtjen e kësaj seance, si dhe me bllokadën që është krijuar për themelimin e qeverise

“Mikullovci nuk ka të drejtë ta vazhdojë punën e Kuvendit pa u siguruar kuorumi i nevojshëm për vazhdimin e seancës konstituive aq më tepër në një seancë që nuk e ka as kuorumin nuk mund t’ua japë fjalën askujt të flasë në një seancë jo të rregullt dhe në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës siç ndodhi me datën 10 gusht 2017 . Pas pauzës prej 15 minutave që u shfrytëzua për sigurimin e kuorumit e i cili nuk u sigurua, seanca e Kuvendit është dashur të mbyllet menjëherë , pa të drejtë polemike a debati dhe me një njoftim të shkurtër të kryesuesit për veprimet e ardhshme” thuhet ne komunikate.

Tutje KMDLNj konsideron se nuk ka vullnet politik serioz për tejkalimin e situatës bllokuese shkaku se është krijuar një mjedis ku shantazhimi është bërë një mjet legal , si për kundërshtimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit që po e bënë opozita ashtu edhe për përpjekjet e sigurimit të votave përmes shantazhit, gjithashtu.

Ky institucion u bën thirrje deputetëve që sa më parë të dalin nga situata e krijuar.

“KMDLNj thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i kthehen mandatit që e kanë fituar nga qytetari e ai është angazhimi për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës e jo bllokimin që po e përdorin si mjet shantazhi , për arritjen e qëllimeve politike . Ky veprim përveç se është i pamoralshëm dhe i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, do të duhej të ishte edhe i dënueshëm me ligjet në fuqi ! A jemi për koalicione , parti dhe deputetë që i shërbejnë qytetarit dhe shtetit apo për grupime kaçakësh dhe cuba që e plaçkisin qytetarin dhe e dhunojnë shtetin” shkruan KMDLNj.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . KMDLNj porositë partitë politike: Mbajeni seancën konstituive pa e kushtëzuar njëri-tjetrin KMDLNj porositë partitë politike: Mbajeni seancën konstituive pa e kushtëzuar njëri-tjetrinRating: 4.8